Ushqimet për fëmijët 7-9 muajsh

Ushqime

Ushqimet për fëmijët 7-9 muajsh

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Për një fëmijë të moshës shtatë deri në nëntë muajsh ju mund të filloni të bëni pure pak më të trasha me më shumë përbërës.

Mos harroni të futni përbërës të rinj herë pas here dhe të kombinoni ushqimet të cilat e dini që nuk i bëjnë alergji fëmijës suaj.

Ju gjithashtu mund të shtoni mish dhe proteina të tjera në këtë fazë, ose edhe më herët nëse pediatri juaj është dakord.

Pure kungulli

Kjo është një recetë e lehtë dhe sezonale, dhe përmban beta karoten, kalium dhe hekur. Grini një sasi të madhe dhe ruajeni në porcione një-she në akull, në mënyrë që ta keni për më vonë.

Pure me spinaq dhe me patate të ëmbël të bardhë

Ky kombinim i thjeshtë i spinaqit me pataten e ëmbël i jep fëmijës një dozë të shëndetshme me kalcium, hekur, vitaminë A dhe acid folik. Për më tepër patatja e ëmbël është një mënyrë e mirë për t’i filluar fëmijës zarzavatet.

Pure me perime dhe peshk

Patate, karrota, bizele dhe peshku përbëjnë një kombinim të shijshëm që është gati për t’u ngrënë në më pak se 8 minuta.

Avokado dhe banane

Këto dy ushqime të mrekullueshme janë shumë ushqyese: Avokado përmban yndyra të mira dhe fibra dhe bananet përmbajnë kalium dhe vitaminë C. Bananet gjithashtu shtojnë pak ëmbëlsi duke i dhënë shije puresë së avokados. Harrojeni sheqerin dhe jepini fëmijës ushqime që kanë ëmbëlsinë natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat