Je gjithmonë i uritur? Ndoshta është faji i këtyre ushqimeve…

Ushqime

Je gjithmonë i uritur? Ndoshta është faji i këtyre ushqimeve…

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Ilustrim

Ata që kanë ndjekur një dietë të paktën e dinë mirë se uria është armiku numër një. Fatkeqësisht, ulja e kalorive të futura me ushqim gjithashtu çon në rrezikun e ndjenjës së urisë, veçanërisht kur zgjidhni ushqime të gabuara.

Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ka ushqime që kanë një fuqi ngopëse dhe të tjerë që nuk e kanë këtë fuqi. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa lloje ushqimesh nuk duhen konsumuar fare, pasi përveç që nuk janë aspak të shëndetshme, ato rrisin ndjenjën e urisë, duke rrezikuar seriozisht suksesin e dietës.

Pra, le të zbulojmë se cilat janë këto ushqime dhe si mund t’i zëvendësoni ato me të tjerë, më të shëndetshëm dhe që kanë aftësi t’ju ndihmojnë, nëse keni nevojë të humbni disa kile.

Ushqimet që rrisin ndjenjën e urisë

Përtypja e çamçakëzit. Shpesh, kur jeni të uritur mendoni të shkëpusni mendjen duke përtypur një çamçakëz. Në fakt, vetë akti i përtypjes shkakton prodhimin e lëngjeve të stomakut sepse trupi pret ushqim dhe po përgatitet të fillojë tretjen. Mungesa e ushqimit, rrjedhimisht, çon në ndjenjën e urisë që shpesh ju bën të hani edhe midis vakteve. Një alternativë? Megjithëse është e vështirë për t’u zbatuar kur jeni jashtë ose me njerëz, është gjithmonë mirë të përtypni diçka të shëndetshme, si p.sh perime.

Pijet dietike. Pavarësisht nëse pihet me sheqerna alternative ose me aspartame, pijet e ëmbla stimulojnë urinë. Ato me sheqerna dhe zero kalori, çojnë në një rritje të sheqerit në gjak dhe si pasojë të sulmit të urisë. Për këtë arsye, veçanërisht kur jeni në dietë, ato duhet të mos konsumohen. Një alternativë e shëndetshme është një lëng i bërë vetë.

Çokollata dietike. Çokollate e famshme dietike rrallë janë të balancuara, pavarësisht se përmbajnë pak kalori dhe një sasi të ulët yndyre, ato kryesisht përbëhen nga karbohidrate me një indeks të lartë glicemik, të cilit i shtohen ëmbëltues artificialë që rrisin problemin. Ashtu si me pijet dietike, rritja e sheqerit në gjak çon në uri. Alternativa është pak çokollatë dhe gjithnjë e më rrallë, në të cilën drithërat e rafinuar janë të paktë dhe në proporcion me proteinat dhe yndyrnat e shtuara, gjë që kufizon ndjeshëm rritjen e sheqerit në gjak.

Ëmbëlsirat industriale. Ëmbëlsirat janë të mira, por ato industriale janë të pasura me përbërës që përveç që i bëjnë ato të dëmshme, rritin urinë në vend që të ngopin. Problemi është, si gjithmonë, indeksi i lartë glicemik, i rritur edhe më shumë nga prania e sheqerit ose shurupit të glukozës.  Zgjidhja më e mirë është që të përgatisni diçka në shtëpi, me miell integral dhe pak sheqer, ose më mirë akoma me frutat si banane ose fiq.

Shurup glukoze. Shurupi i glukozës është një ëmbëltues që përdoret gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave. Është një sheqer me një indeks glicemik shumë të lartë gjë që ngrit nivelin e sheqerit në gjak. Kjo çon në një rritje eksponenciale të ndjenjës së urisë. Kështu, edhe nëse hani, nuk ngopeni dhe përkundrazi, nuk ndaleni ta bëni atë. E keqja është se dëshira për ëmbëlsira është e stimuluar dhe ato janë ushqimi më pak i përshtatshëm kur jeni në dietë.

Glutamati i natriumit. Armiku i shëndetit dhe qëndrimit në formë është glutamati monosodium ose forcuesi i famshëm i aromës. I pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet e kripura industriale, në supa dhe madje edhe në disa ëmbëlsira, ky është përgjegjës për rritjen e urisë. Kjo është arsyeja pse pasi konsumoni patate të skuqura ose ushqime të shijshme, e gjeni veten më të uritur se më parë, në vend që të ndjeheni të ngopur.

Mbani mend që për të ngrënë si duhet është e rëndësishme të hani shëndetshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar, duke preferuar drithëra të plota, proteina dhe yndyrna të mira siç janë ato që rrjedhin nga vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe frutat e thata. Zgjedhja e ushqimeve të duhura do të sigurojë shëndet të mirë, qëndrim në formë dhe një ndjenjë më të madhe të ngopjes, e cila do të zgjas me kalimin e kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat