Vajrat të cilët nuk duhet t'i përdorni kur gatuani

Ushqime

Vajrat të cilët nuk duhet t'i përdorni kur gatuani

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:53
Ilustrim

Ndonjëherë edhe vajrat më të mira ndonjëherë nuk janë të përshtatshme për temperatura të larta, prandaj duhet patjetër të dini cilat vajra janë të sigurta për zierje dhe cilat përdoren si shtesa për sallata.

Kur zieni ushqim në temperatura të larta, vaji mund të arrijë në 120 – 160 gradë Celsius në furrë, ndërkaq në tavë edhe deri në 250 gradë.

Qe se cilët vajra nuk bën t’i përdorni për pjekje apo zierje:

▪ Vaji i përftuar nga kikirikët, arrat, bademet, farërat e rrushit;
▪ Vajrat e lirit, susamit, lanit, lulediellit, rrepave dhe shafranit;
▪ Vaji i misrit, vaji i farave të kungullit;

Vajrat të cilat rekomandohen për zierje dhe fërgim të ushqimit:

1. Vaji i ullirit – ka stabilitet të lartë termik. Mban cilësitë e dobishme edhe në temperatura të larta.

2. Vaji i kokosit – tretet shkëlqyeshëm në organizëm, përmban cilësi antivirusale dhe antikërpudhore. I përballon mirë temperaturat e larta.

3. Yndyrat shtazore – yndyra e derrit, yndyra e derrit të egër, yndyra e patave, janë të shkëlqyeshme për gatim të të gjitha llojeve të ushqimeve dhe mishrave të pjekur.

Vaji i cili përdoret si shtesë për sallata:

Vaji i lulediellit, vaji i misrit, vaji i rrepave dhe vaji i lirit. Nëse këto vajra nxehen, lirojnë radikale të lira dhe produkte të oksideve lipide. Për çfarë shkaktojnë procese të përflakjeve dhe dëmtojnë shëndetin.

Vaji i lulediellit përmban shumë Omega 3 të thartirave yndyrore, por kur nxehet në temperatura të larta mund të shkaktojë sëmundje kronike siç janë diabeti, ndryshimet metabolike, proceset autoimune dhe sëmundjet endokrine.

Vaji i përftuar nga farat e lirit është i pasur me omega 3 dhe omega 6 të thartirave yndyrore, si edhe me vitaminën E. Mirëpo në temperatura të larta shpërbëhet, për ç’shkak është mirë të përdoret vetëm i ftohtë.

Si të zieni dhe si ta ruani vajin:

Për t’i mbajtur vaji cilësitë e dobishme, është e nevojshme t’u përmbaheni këtyre rregullave:

1. Kur fërgoni ushqimin kurrë mos e nxehni vajin aq shumë sa të krijojë tym;
2. Zvogëloni kohën e tërësishme të fërgimit apo të zierjes;
3. Kurrë mos e përdorni sërish të njëjtin vaj;
4. Mos e lini shishen e vajit në diell;
5. Vajin gjithmonë ruajeni në vend të errët dhe të ftohtë, të mbyllur mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat