Tre muaj me ushqim të këtillë mund të pengoni kancerin, sulmin në zemër

Ushqime

Tre muaj me ushqim të këtillë mund të pengoni kancerin, sulmin në zemër

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:49
Ilustrim

Për fillim, ekspertët thonë që për vdekje të hershme fajin e ka faktori gjenetik në 10 – 20 raste. Pra, si është situata me 80 dhe 90 për qind të të tjerëve?

Ky është ushqimi juaj dhe mënyra juaj e jetesës! Mënyra tipike e ushqimit të një personi modern pikërisht është fajtori kryesor për vdekjen e hershme dhe për sëmundje kronike.

Me fjalë të tjera, jeta e gjatë dhe e shëndetshme janë çështje e zgjedhjes suaj”, thotë dr. Elizabeth Blackburn, fituese e çmimit “Nobel” për mjekësi.

Çfarë zgjedhim ne gjatë ditës? Kur mendojmë më mirë, për shumicën nesh përgjigjja nuk do të jetë më e pavolitshmja. A pini duhan? A merreni me sport? A e ndërprisni ushqimin kur më nuk jeni të uritur, apo hani derisa ta përfundoni të gjithë ushqimin?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilat i ka shtruar dr. Blackburn, duke rekomanduar që rregullat në vijim janë çelësi i jetës së gjatë dhe të shëndetshme:

▪ Ndërprisni pirjen e duhanit;
▪ Mos hani shumë;
▪ Merruni me sport së paku gjysmë ore në ditë (llogaritet edhe shëtitja);
▪ Hani shëndetshëm (më shumë pemë dhe perime dhe drithëra me kokrra të bardha, më pak mish).

Nëse tashmë i ndiqni këto rregulla, dr. Elizabeth konsideron që keni më pak rrezik nga zhvillimi i diabetit për 90 për qind, ndërkaq rrezik nga sulmi në zemër për 80 për qind.

Gjithashtu, stili i këtillë i jetës zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru për 50 për qind dhe rrezikun nga zhvillimi i kancerit për 33 për qind.

Zbulimi i vlefshëm i çmimit “Nobel”

“Në çdo qelizë gjenden 46 kromozome. Në majë të secilës gjendet një “kapelë” e vogël, e cila quhet telomer. Çdo herë kur qeliza ndahet, një pjesë e vogël e asaj kapele të vogël zhduket.

Kur telomeri zhduket tërësisht, qeliza vdes”, sqaron dr. Blackburn, e cila për zbulimin e telomerit në vitin 2009 bashkë me ekipin e vet ka fituar çmimin “Nobel” për mjekësi.

Në të vërtetë ata gjatë studimit,që ka zgjatur 5 vjet, kanë zbuluar që tre muaj me ushqim të bazuar në bimë bashkë me aktivitetin fizik mund të rrisin dukshëm numrin e telomerëve.

Gjithashtu, hulumtimi ka treguar që numri i telomerëve te ata të cilët nuk kanë ndryshuar mënyrën e jetesës drastikisht dhe plotësisht ka rënë me kalimin e moshës.

Nga cilat sëmundje njerëzit vdesin në botën bashkëkohore?

Këta janë vrasësit kryesorë:

▪ Sëmundjet e zemrës,
▪ Sëmundja e Alzheimerit;
▪ Sulmi në tru;
▪ Kanceri i mushkërive

Hulumtimet kanë treguar që ndryshimi i mënyrës së ushqimit në atë të cilin e rekomandon dr. Blackburn drastikisht zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e përmendura më sipër, madje edhe ndryshimi i vogël në ushqim, si p.sh. zvogëlimi i konsumimit të mishit, ndërkaq rritja e konsumimit të perimeve, sjellin rezultate të konsiderueshme.

Rekomandimi i dr. Elizabeth Blackburn për ushqimin

Çfarë duhet të hamë çdo ditë nëse dëshirojnë jetë të gjatë dhe pa sëmundje?

– Brokoli, lakra, karfiol, rrikë, panxhar

– Perime me gjethe të gjelbra (sallatë e re e gjelbër, spinaq, barishte të tharta, panxhar)

– Perime të sezonit dhe të tjera (asparagus, panxhar i kuq, spec i ëmbël, karotë, misër, kungulleshë, hudhër, kërpudha, qepë, kunguj, bizele, patate, domate)

– Bishtajore dhe produktet e tyre (fasule, sojë, qiqra, thjerrëza, tofu, humus).

– Pemë me kokrra (rrush, boronica, vishnje, mjedra)

– Pemë (mollë, kajsi, avokado, banane, pjepër, mandarina, fiq, grejpfrut, kivi, limon, limete, mango, nektarina, portokaj, pjeshka, dardha, ananas, kumbulla, shega)

– Farëra (fara liri çdo ditë një lugë)

– Pemë arrore (bajame, kikirikë, arra)

– Erëza (shafran, çdo ditë shtoni një të katërtën e një luge të vogël erëzave të tjera të cilat i përdorni)

– Ushqimi nga drithërat me kokrra të plota (fjolla, pasta, bukë)

– Ujë (minimum 5 gota të mëdha (340 ml) në ditë.

Pos ushqimit të këtillë, bëni edhe së paku gjysmë ore çfarëdo aktiviteti fizik çdo ditë dhe shpejt do t’i shihni rezultatet e pabesueshme.

Nuk duket e vështirë – zgjedhja e artikujve vërtet është e madhe, ndërkaq në aktivitete fizike llogaritet edhe shëtitja e lehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat