​Pijet me sheqer shkaktojnë këtë sëmundje tinëzare

Ushqime

​Pijet me sheqer shkaktojnë këtë sëmundje tinëzare

Më: 17 mars 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Njerëzit që pinë më shumë se dy pije joalkoolike në ditë me sheqer ose ëmbëlsues artificialë, dyfishojnë rrezikun nga diabeti, shkruan Revista Evropiane e Endokrinologjisë.

Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme në të cilën niveli i sheqerit bëhet shumë i lartë dhe trupi nuk prodhon insulinë sa duhet.

Diabeti i tipit 1 është më pak i zakonshëm dhe ndodh kur qelizat speciale në pankreas dëmtohen gabimisht nga "pjesë" të sistemit imunitar, që do të thotë se insulina nuk prodhohet në sasitë e kërkuara. Kjo sëmundje autoimune ndodh zakonisht në fëmijëri.

Ekziston edhe një lloj diabeti tip 1.5 pasi ndan disa nga karakteristikat e diabetit tip 1 dhe tip 2.

Vlerësohet se midis 6% dhe 10% të personave kanë këtë lloj diabeti dhe deri në 25% të njerëzve nën 35-vjeç, transmeton KosovaPress.

Studiuesit e Institutit në Suedi kanë ekzaminuar efektet e pijeve me sheqer dhe pijeve të ëmbla artificialisht në rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

2,864 të rritur ishin pjesë e studimit bazuar në një pyetësor që detajonte ato që hëngrën dhe pinë. Rreth gjysma e subjekteve ishin me diabet tip 2 dhe diabet 1.5, dhe pjesa tjetër nuk vuanin nga diabeti.

Studiuesit zbuluan se personat që pinë dy ose më shumë gota jo-alkoolike me sheqer ose ëmbëlsues artificial 200 ml në ditë kanë 2.4 herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë diabet të tipit 2 sesa ata që nuk pinë këto pije, dhe dy herë më shumë rrezik për diabetin 1.5.

Rreziku rritet në përputhje me konsumin, që do të thotë sa më shumë pije në ditë - aq më i lartë është rreziku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat