Këto ushqime përforcojnë imunitetin tuaj

Ushqime

Këto ushqime përforcojnë imunitetin tuaj

Më: 21 mars 2020 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Cilat janë ushqimet e shëndetshmë që na mbajnë larg sëmundjeve apo viruseve.

Karrota
Ka në përbërje vitaminë A dhe K, beta-karoten. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon në shëndetin e syve. Mënyra më e mirë për t’i konsumuar: grini karrotat në feta rrethore, përziejini me vaj ulliri, hidhni sipër rozmarinë të freskët.
Kungulli
Përmban vitaminë A, C dhe B6, ka veti anti-inflamatore dhe parandalon kancerin. Konsumimi: Merreni kungullin dhe bëjeni krem përmes mikserit, aromatizojeni me pluhur kanelle.
Hudhera
Është një antivirus i fuqishëm. Mund të hahet e papërpunuar, pure ose mund të shtohet në supë. Përzieni hudhrën e copëtuar me një lugë gjelle mjaltë dhe konsumoni një karafil çdo dy deri në tre ditë.Është një mënyrë fantastike për të forcuar sistemin tuaj imunitar, sipas ekspertëve.
Specat e kuq dhe të verdhë
Ushqimet e pasura me vitamina C si specat e kuq, specat e verdhë.
Një recetë thelbësore për imunitet të mirë, është kjo supë që rrit imunitetin.
Përbërësit:
1 Patate e ëmbël
1 Hudhër
Disa qepë pranverore
Pak Majdanoz
Pak rozmarinë
Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe bëjeni atë në një supë.
Kjo supë ndihmon në përforcimin e imunitetit tuaj, dhe mban larg viruset
Bimët antivirus
Bimët mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit.
Bimët anti-virale si rigoni, tulsi, trumza e tharë janë të shkëlqyera për imunitetin dhe mund të përdoren në çajra apo kura për shëndetin e frymëmarrjes, përfshirë problemet e mukozës, të cilat mund të kthehen në një tokë e përshtatshme për bakteret dhe patogjenët.
Përgatitni çajin me xhenxhefilin, hudhrën së bashku me një lugë gjelle trumzë dhe rigoni.Mund t’i lini edhe si aromatizues në dhomë.
Portokalli
Është i mbushur me vitaminë B, C dhe magnez shumë të rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat