A janë dërgesat e ushqimit dhe produktet ushqimore të sigurta gjatë pandemisë së koronavirusit

Ushqime

A janë dërgesat e ushqimit dhe produktet ushqimore të sigurta gjatë pandemisë së koronavirusit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Gjatë kësaj kohe të gjithë kanë mbyllur restaurantet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përkundrazi, na është tënë që të porosisim online e në të njejtën kohë shumë njerëz po pyesin sa e sigurt është të bësh të gjitha ato gjëra ndërsa virusi përhapet.

Së pari, lajmi i mirë: virusi nuk ka të ngjarë të transmetohet nga vetë ushqimi, tha Dr. Ian Williams, shef i Degës së Reagimit dhe Parandalimit të Ndërhyrjes në Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili po heton se si shpërndahet sëmundja.

“Nuk ka asnjë provë deri më tani se COVID-19 shpërndahet përmes ushqimit”, tha Williamns.

Sidoqoftë, FDA bëri një kërkesë për të gjithë në zinxhirin e furnizimit me ushqime duke ndjekur praktikat e duhura të higjienës duke përfshirë larjen e duarve dhe sipërfaqeve rregullisht për të mbajtur nivelin e rrezikut të ulët.

Ndërsa është e mundur që virusi të depozitohet nuk ka asnjë indikacion nga epidemiologjia apo literatura se ky është një faktor rreziku për COVID-19 ose sëmundje të tjera të frymëmarrjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat