Receta e ëmbël e fundjavës, petulla me tre përbërës - Bota Sot
Receta e ëmbël e fundjavës, petulla me tre përbërës

Ushqime

Receta e ëmbël e fundjavës, petulla me tre përbërës

Më: 27 prill 2020 Në ora: 07:05
Ilustrim

Jepini ëmbëlsinë e duhur fundjavës. Nëse këtë pasdite të diele nuk keni asgjë në mendje për t’u gatuar fëmijëve, ja ku keni një recetë të thjeshtë petullash, por pak ndryshe tradicionales. Me pak përbërës e në shumë pak kohë, petullat do t’ju duken mjaft të shijshme.

Përbërësit:

200 gr miell; 

150 ml qumësht; 

50 gr sheqer; 

30 gr gjalpë; 

2 banane; 

1 vezë; 

1 lugë gjelle lëng limoni; 

1 lugë kafeje maja birre; 

vaj; 

kripë; 

sheqer pluhur.

Përgatitja: Fillimisht qërojini bananet dhe vendosini në një enë. Me anë të një piruni krijoni me to një lloj pureje bananesh.
Në mënyrë që të mos nxihen, shtoni mbi të edhe lëngun e limonit. Pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe sheqrin në një enë dhe përziejini mirë.
Shtoni vezën, bananet e shtypura, qumështin dhe miellin. Përziejini ngadalë dhe më pas shtoni edhe majanë e birrës. Përpiquni të mos lini asnjë kokrrizë që mund të krijohet nga mielli.

Brumi duhet të jetë si ai që përgatisni për petullat e zakonshme. Vendosni në zjarr një tigan me vaj në mënyrë që të piqni petullat me banane. Pastaj hidheni brumin në tigan me anë të një luge të thellë ose një filxhani të vogël, varësisht madhësisë që dëshironi t’i përgatisni.
Kthejini në të dyja anët në mënyrë që të piqen njëlloj. Renditini ato në një pjatë për servirje dhe dekorojini me sheqer pluhur ose copa çokollate, sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Extra tip: Nëse dëshironi, mund t’i shoqëroni me çokokrem apo biskota. Por mund t’i shoqëroni edhe me mjaltë, reçel apo çdo gjë tjetër që ju pëlqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat