Ç’duhet të konsumojmë për mëngjes në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat e trupit? - Bota Sot
Ç’duhet të konsumojmë për mëngjes në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat e trupit?

Ushqime

Ç’duhet të konsumojmë për mëngjes në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat e trupit?

Më: 12 maj 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Diskutohet shpesh nëse duhet apo jo të konsumojmë mëngjes. E vërteta është se mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, madje edhe ata që janë në dietë nuk duhet të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Por ajo që duhet të keni parasysh është se duhet t’i përzgjidhni me kujdes ushqimet që konsumoni para se të nisni ditën. Duhet t’i shmangni ushqimet që ju tundojnë si brioshët apo ushqime të tjera të pashëndetshme.

Sipas nutricionistëve, në mënyrë që t’i plotësoni nevojat e trupit tuaj, mëngjesi duhet të përmbajë proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme.

Zakonisht ushqimet e pasura me fibra dhe proteina, si vezët, kosi, frutat, tërshëra etj, rrallëherë i konsumojmë në vakte të tjera nëse nuk i konsumojmë në mëngjes. Për këtë arsye, ekspertët nuk e rekomandojnë anashkalimin e mëngjesit.

Vezët janë një burim i mirë i proteinave, por nëse përgatiten në mënyrën e gabuar nuk mund të përfitojmë nga vlerat e tyre ushqyese. Vezët e ziera janë një alternativë më e mirë sesa të skuqurat, për shembull. Tërshëra është një burim i mirë i fibrave. Ndërsa yndyrnat e shëndetshme i gjeni te çokollata e zezë, salmoni apo avokadot.

Prandaj, nutricionistët këshillojnë t’i përfshini këto ushqime në vaktin e mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat