Ushqimet që dobësojnë sistemin imunitar

Ushqime

Ushqimet që dobësojnë sistemin imunitar

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 17:19
Ilustrim

Një nga mënyrat më të mira për të forcuar sistemin imunitar gjatë kësaj periudhe është kujdesi për një dietë të ekuilibruar ushqimore, të pasur me shumë lëndë ushqyese. Është e rëndësishme që fokusi të jetë tek ushqimet që e forcojnë imunitetin dhe të shmangen plotësisht ushqimet që dobësojnë aftësinë e trupit për të ndaluar sulmet që vijnë nga bakteret dhe viruset.

Shpeshherë për të plotësuar dëshirat tona ushqimore drejtohemi drejt ushqimeve të pasura me sheqer dhe shumë yndyrna, që dëmtojnë aftësinë e trupit tonë për të shmangur sëmundjet. Por ekspertët tregojnë se një sërë ushqimesh duhet të shmangen plotësisht, për të patur një shëndet të plotë dhe për të evituar problemet e ndryshme shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre.

Pijet e gazuara

Për një shëndet të mirë, ju patjetër duhet të eliminoni konsumin e pijeve të gazuara. Ato janë të përbërë nga shumë kalori të panevojshme. Problemi me pije të tilla është se ato nuk përmbajnë fibra, por vetëm kalori boshe. Konsumimi i tyre i pa monitoruar mund të çojë në shtim në peshë. Gjithashtu sipas një studimi të kryer së fundmi, ato dobësojnë sistemin imunitar dhe prandaj këshillohet që të shmangen.

Kafe

Nëse ju pëlqen të nisni ditën me një filxhan kafe, ajo që duhet të dini është se duhet të keni kujdes për konsumimin e saj gjatë pjesës tjetër të ditës. Një kafe nuk konsiderohet shumë e dëmshme, por nëse teprohet në sasi, atëherë ajo dëmton sistemin imunitar.

Sheqernat e përpunuar

Konsumimi i produkteve ushqimore që përmbajnë sasi të larta të sheqerit konsiderohen të dëmshme për shëndetin. Në vend që të konsumoni ëmbëlsira, zgjidhni një tas me fruta të freskëta.

Produktet e skuqura

Sado të shijshme të jenë produktet e skuqura, dëmet që ato  i shkaktojnë organizmit janë shumë të mëdha. Konsumimi i tyre çon në rritje të presionit të gjakut dhe dobëson sistemin imunitar. Gjithashtu përmbajtja e lartë e yndyrnave shkatërron mikrobiomën e zorrëve. Këto produkte gjithashtu rrisin rrezikun për prekjen nga diabeti dhe sjellin dhe probleme të ndryshme kardiovaskulare.

Alkooli

Nëse dëshironi që sistemi juaj imunitar të jetë i fortë shmangni konsumimin e pijeve alkoolike. Disa studime kanë treguar lidhjen midis konsumit të tepruar të alkoolit dhe imunitetit të dobësuar. Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, iu bën të ndjeshëm për t’u prekur nga pneumonia dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Rekomandohet jo më shumë se një gotë alkool në ditë për femrat dhe dy gota alkool për meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat