Niseni javën me recetën më të thjeshtë të verës

Ushqime

Niseni javën me recetën më të thjeshtë të verës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 06:24
Ilustrim

Kjo recetë është për ata që nuk i kanë mirë punët me nepsin. Bëhet fjalë për përzierjen magjike të biskotës me çokollatën, të cilat pasi të ngrijnë në frigorifer, të ofrojnë freskinë e duhur për ditët e nxehta të verës.

Me pak fjalë, nëse ishit në kërkim të një recete ëmbëlsire që do bënte familjen tuaj të lëpinte gishtat… sapo e keni gjetur.

Do t’ju nevojiten:

200 gr biskota Digestive

4 lugë gjelle kakao pa përmbajtje sheqer

¼ e filxhanit gjalpë i shkrirë

450 gr djathë krem

100 gr sheqer pluhur

1 lugë kafeje vanilje

300 gr çokollatë e grirë në pjesë të vogla

280 gr krem pastiçerie

Përgatitja:

Për bazën e ëmbëlsirës duhe të thërrmoni biskotat dhe t’i përzieni me 4 lugë kakao dhe gjalpë.

Pasi t’i keni përzier mirë (si në foto) shtrojeni bazën në një tepsi të vogël dhe shtypeni mirë që të aplikohet në mënyrë të barabartë.

Për të keni krijuar kremin e çokollatës, në një enë të madhe përzieni mirë djathin krem derisa të zbutet mjaftueshëm. Shtoni sheqerin pluhur dhe vaniljen. Përziejini mirë. Shkrini çokollatën dhe kur të ftohet, shtojeni dhe atë duke vazhduar përzierjen.

Në një enë tjetër, përzieni mirë kremin e pastiçerisë deri sa të fillojë të marrë vëllim.

Mos i përzieni masat me forcë, por mjaftueshëm, aq sa ngjyra të bëhet e njëtrajtshme.

Kur të jetë gati, zbrazeni tek baza në tepsi.

Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 8 orë.

Kur të shikoni që është ftohur mjaftueshëm, është e gatshme për t’u shijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat