Rizoto me mish të bluar: Drekë shumë e shijshme

Ushqime

Rizoto me mish të bluar: Drekë shumë e shijshme

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Ushqim që të kënaqë dhe të ngopë

Përbërësit:

Beetroot Academy ofron mundësi që të rinjtë të punësohen dhe të mbajnë punë praktike

– 250 gramë mish i bluar;
– 1 qepë;
– 2 karota;
– 1 filxhan oriz (filxhani prej 100 ml);
– ½ kungulleshe;
– 2 vezë;
– 200 gramë ajkë të thartë;
– piper, erëza të thata,
– pak hudhër të bluar;
– vaj.

Përgatitja:

Fërgoni qepën në vaj, shtoni karotën dhe kungulleshën e prerë në kube, erëzat dhe mishin e bluar dhe të gjitha këto fërgoni pak.

Shtoni orizin e shpëlarë, qitni ujë që të zbutet dhe zieni ngadalë derisa të vlojë uji.

Hiqeni nga zjarri dhe ftoheni pak.

Në një enë thyeni vezët, shton ajkën dhe përzieni. Shtoni orizin e zier dhe përzieni.

Qitni në tavë të lyer apo në tepsi, bashkoni dhe qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni në furrë 40 minuta në 210 gradë Celsius derisa të skuqet mirë.

Shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat