Akullore me banane dhe tërshërë

Ushqime

Akullore me banane dhe tërshërë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:51
Akullore me banane dhe tërshërë

Përgatitet për rreth 5 minuta, ka shijen e një ëmbëlsire, nuk ka sheqer të tepruar dhe është e pasur me fibra dhe proteina

Përbërësit:

– 3 banane të prera dhe të ngrira
– 1/2 gotë qumësht
– 1/2 gotë me tërshërë
– 1/4 gotë me rrush të thatë
– 1 lugë kanellë
– 1 lugë pudër proteinike me vanilje (Mund të përdorni pudër vaniljeje të thjeshtë)

Përgatitja:

Vendosini të gjithë përbërësit në një blender derisa të marrin formë të njëtrajtshme.

Shoqërojeni me rrush të thatë, sipas dëshirës.

Mund ta konsumoni në moment ose ta vendosni në ngrirje dhe ta konsumoni më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat