Ja si të përgatisni vetë pijen natyrale energjike me uthull molle, mjaltë dhe limon - Bota Sot
Ja si të përgatisni vetë pijen natyrale energjike me uthull molle, mjaltë dhe limon

Ushqime

Ja si të përgatisni vetë pijen natyrale energjike me uthull molle, mjaltë dhe limon

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Plogështia dhe virozat e shoqërojnë njeriun gjithmonë në ndërrimin e stinëve. Kohëzgjatja e tyre varet kryesisht jo vetëm nga lloji i bakterit por edhe imuniteti i njeriut. Për forcimin e tij dhe shërimin e organizmit, shumë ekspertë rekomandojnë një pije shëruese e cila largon kollën dhe shumë prej simptomave të gripit, virozave dhe të ftohurës.

Kjo pije, sipas të dhënave rekomandohet edhe për rritjen e rezistencës, kundër dhimbjeve të kraharorit dhe inflamacionit. Përbërësit e kësaj pije pikante janë: mjalti, uthulla e mollës, limoni dhe hudhra.

Mjalti
Mjalti ka rol ëmbëlsues por edhe shërues. Ai rekomandohet kundër baktereve, virozave dhe mykut. Mjalti është një nga përbërësit më efikasë kundër kollës.

Limoni
Limoni i jep kësaj pijeje aromën e freskisë dhe lufton me shumë efikasitet virozat. Bashkë me mjaltin, limoni eliminon viruset që pushtojnë qelizat.

Uthulla E Mollës
Lista e përfitimeve që vijnë nga uthulla është e panumërt. Ky lëng shëron fytin dhe largon bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Hudhra
Sipas informacioneve hudhra është shëruese e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo ka aftësinë të shkurtojë kohëzgjatjen e të ftohurës. Hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet. Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës.

Pija Me Uthull, Hudhër, Mjaltë Dhe Limon për energji
Përbërësit:
10-11 thelpinj hudhre të shtypur lehtë
2 gota me ujë
Çerek gote me uthull molle
1 limon
4 lugë gjelle me mjaltë
Xhenxhefil nëse dëshironi

Përgatitja:
Ziejini thelpinjtë e hudhrës në ujë për 10 minuta. Rekomandohet të shtoni pak xhenxhefil të grirë nëse dëshironi. Kullojeni lëngun dhe bashkojeni me uthullën, lëngun e limonit dhe të paktën gjashtë lugë gjelle me mjaltë. Pijeni këtë lëng shërues dy ose tre herë në ditë sipas nevojës. Pijen mund ta ruani në një kavanoz qelqi dhe ta mbani në frigorifer për të paktën 5 ditë. Nëse dëshironi mund ta pini edhe si çaj duke e ngrohur pak në një çajnik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat