Sallatë orientale me lakra, karota, selino

Ushqime

Sallatë orientale me lakra, karota, selino

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:18
Foto Ilustrim

Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme

Përbërësit:

– 200 g lakër të freskët,
– 1 karotë;
– 1 kastravec;
– 2 – 3 kërcej selinoje;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 lugë gjalpë;
– 1 lugë lëng limoni;
– 2 lugë salcë soje;
– pak piper sipas shijes.

Përgatitja:

Grini trashë në rende apo pritni lakrën, pastaj kastravecin dhe karotën pritni në shirita të hollë, ndërsa selinon në rrathë sa më të vegjël dhe të gjitha përzieni.

Në një enë të veçantë përzieni salcën e sojës, gjalpin dhe lëngun e limonit.

Shtoni hudhrën dhe piperin, sipas shijes.

Kripa nuk nevojitet, sepse salca e sojës është mjaft e njelmët.

Shkolla po rikthehet - kompletohuni me gjithçka çfarë ju duhet në Jumbo!

Qitni sipër perime dhe kënaquni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat