Mos e bëni asnjëherë këtë veprim me orizin, mund të përfundoni në spital

Ushqime

Mos e bëni asnjëherë këtë veprim me orizin, mund të përfundoni në spital

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Duke ngrënë oriz të ringrohur, mund të helmohesh. Nuk është problemi te ringrohja, por te mënyra si është ruajtur orizi pasi është gatuar.

Edhe pse të gjesh pak pilaf të gatuar në shtëpi, është kënaqësi e madhe sepse mjafton ta ngrohësh e t’i shtosh diçka tjetër që të pëlqen dhe e ke gatin vaktin, e vërteta është që orizi, kur rri disa orë i gatuar, mund të bëhet shumë i dëmshëm.

Orizi i pagatuar përmban spore, qeliza që riprodhohen shpejt, të bacilit cereus, një lloj bakterieje që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, e cila mund të mbijetojë edhe pasi orizi është zier. Dhe nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është zier, sporet mund të shndërrohen në baktere, që do të shumëfishohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Si pasojë, sa më gjatë lihet orizi në temperaturën e dhomës, aq më shumë mundësi ka që bakteret ta shndërrojnë në një ushqim të rrezikshëm për të konsumuar, kështu që është shumë e rëndësishme ta ruani në mënyrën e duhur nëse keni ndër mend ta ngrohni më pas.

Për të ulur rrezikun e helmimit nga orizi, së pari, shërbejeni sapo është gatuar dhe vendoseni në të ftohtë sa më shpejt atë që ka mbetur. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Anglisë, NHS rekomandon brenda një ore. Ju mund ta mbani në këto kushte orizin në frigorifer para se ta ringrohni, por jo më shumë sesa një ditë.

Duhet shtuar që duhet të keni kujdes që orizi të nxehet shumë kur ta ringrohni dhe të mos ta ringrohini kurrë më shumë sesa një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat