Çfarë ushqimesh duhet të hamë në vjeshtë?

Ushqime

Çfarë ushqimesh duhet të hamë në vjeshtë?

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Ndërsa temperaturat po bien, ne kemi nevojë për të ushqyer dhe ngrohur trupin nga brenda. Nëse jemi duke ngrënë ushqime të ftofta të tilla si frutat, perimet e papërpunuara, sallatat dhe pijet e ftofta, na bëjnë të ndjehemi të ftohftë nga brenda dhe më të prirur të sëmuremi.

Prandaj, muajt e ftohtë kanë të bëjnë me ngrënien e bazave dhe ushqimeve ushqyese që balancojnë hormonet tona, forcojnë sistemin tonë imunitar, rrisin energjinë tonë dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur.

Çfarë ushqimesh duhet të hamë në vjeshtë?

Më ë rëndësishmja sipas mjekësisë tradicionale kineze, ka të bëjë me ngrënien sezonale dhe lokale. Ky është rregulli I përgjithshëm. Ushqimet e mëposhtme janë ato qe janë në stinë rani dhe që duhet të jenë pjesë e dietës sonë:

Perimet rrënjë:

Karrota, kunguj jeshil dhe të verdhë, dhe patate.

Drithëra të plota:

Orizi me ngjyrë kafeje, quinoa dhe tërshëra.

Bishatojret:

Fasulet, qiqrat, thjerrëzat, dhe farat e sojës.

Perime jeshile:

Brokoli, spinaq, lakër jeshile, selino dhe angjinare.

Fruta:

Mollë, shegë, agrume dhe dardha.

Peshqit:

Levrek dhe merluc.

Bimët:

Xhenxhefil, shafran i Indisë, kanellë, rozmarinë, trumzë, borzilok dhe kopër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat