Dreka e lehtё e sё dielёs, qofte me patate dhe ton

Ushqime

Dreka e lehtё e sё dielёs, qofte me patate dhe ton

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:02
Qofte me patate dhe ton

Receta e ditёs sё diel, pёr shumё amvisa ёshtё mё speciale. Meqenёse kanё mё shumё kohё nё dispozicion, njё pjesё e mirё e tyre zgjedhin gatime qё nuk kanё mundёsi t’i bёjnё gjatё javёs. Megjithatё, qoftet janё gjithmonё njё recetё qё nuk mund tё refuzohet.

Sot, receta qё tё propozohet ka dy pёrbёrёs kryesorё, patate dhe ton peshku. Ёshtё mjaft e thjeshtё, mjafton tё respektosh disa hapa.

Përbërësit:

1 kg patate

2 konserva ton peshku natyral

2-3 kokrra vezë

majdanoz

kripë

piper

miell

qumёsht (1 filxhan kafe)

vaj kikiriku (për skuqje)

Pёrgatitja:

Pa i qёruar, patatet lёri tё ziejnё pёr 15 – 20 minuta, derisa tё zbuten. Pasi tё jenё ftohur pak, shtypi me ndihmёn e njё piruni duke i shtuar pak qumёsht, derisa tё krijohet pureja dhe lёre masёn tё ftohet pёr disa minuta. Mё pas, pёrziej patatet pure me peshkun ton, pasi ta kesh kulluar mirё ujin nga konserva. Shto majdanozin, kripёn, piperin dhe erёza tё tjera sipas dёshirёs dhe nё fund, shto vezёt. Pёrzieje mirё masёn me njё lugё druri dёrisa tё formohet njё lloj brumi.

Vendos nё zjarr tiganin me pak vaj kikiriku. Pasi tё jetё nxehur mirё, hidh qoftet duke i marrё me lugёn e drurit. Para se t’i hedhёsh nё tigan pёr skuqje, lyeji fillimisht me pak miell.

Pas skuqjes, vendosi nё njё letёr kuzhine pёr tё thithur vajin e tepёrt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat