Si ndikon mosha tek rritja e oreksit dhe çfarë duhet të bëni

Ushqime

Si ndikon mosha tek rritja e oreksit dhe çfarë duhet të bëni

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 10:22
Foto Ilustrim

Oreksi ose dëshira për ushqim, është një nga elementët që njerëzit kanë të përbashkët me njëri tjetrin.

Uria, është mënyra e trupit për të treguar se dëshiron ushqim.

Por ndonjëherë, njeriu ka tendencën të ushqehet më tepër, pavarësisht se uria mund të jetë shuar.

Ushqyerja e tepërt mund të nxitet edhe nga aromat, reklamat, ambienti që na rrethon dhe moshatarët.

Uria nuk është diçka fikse.

Ajo ndryshon me kalimin e moshës.

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org oreksi ka shtatë etapa, si një mënyrë për të kuptuar elementët që nxisin njeriun ta teprojë me të ngrënët.

Etapa e parë 0-10 vjeç

Mënyra e të sjellurit në fëmijëri ka ndikim të drejtpërdrejtë në stilin e të ngrënit gjatë rritjes dhe moshës së mesme.

Një fëmijë i shëndoshë do të transformohet në një të rritur të shëndoshë.

Nëse fëmijët detyrohen të boshatisin pjatën e mbushur me ushqim, ata nuk do të jenë në gjendje të dëgjojnë zërin  e trupit dhe kësisoj kur të rriten do ta kenë më të vështirë të ndalojnë së ngrëni.

Etapa e dytë 10-20 vjeç

Mënyra se si një adoleshent e percepton ushqimin gjatë kësaj periudhe kritike do të përcaktojë shumë prej zgjedhjeve të mëtejshme në jetë.

Në këtë moshë, femrat vuajnë më shumë nga pamjaftueshmëria ushqimore.

Etapa e tretë 20-30 vjeç

Në këtë grupmoshë, masa e akumuluar dhjamore është shumë e vështirë për tu humbur.

Trupi dërgon sinjale të forta kur ka nevojë për ushqim, por sinjalet për parandalimin e ushqyerjes së tepruar janë më të dobët.

Në këtë periudhë të jetës, sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org faktorët psikologjikë dhe fiziologjikë që nxisin ushqyerjen e tepërt janë më të fortë.

Mënyra se si çdo ushqim komunikon me trurin është e ndryshme.

Yndyra nuk nxit trurin të dërgojë sinjale që njeriu të ndalojë së ngrëni.

Ushqimet me proteinë, fibër dhe ujë nga ana tjetër e kanë këtë aftësi.

Etapa e katërt  30-40 vjeç

Studimet tregojnë se stresi në këtë periudhë të jetës shkakton ndryshime thelbësore në oreks dhe zakonet e të ngrënit.

Varësia ndaj ushqimit është e parezistueshme sidomos ndaj ushqimeve me shumë kalori.

Shkencëtarët akoma nuk e kuptojnë përse kjo varësi është kaq e madhe në këtë grupmoshë që ka tendencën të shtojë më shumë në peshë.

Etapat e tjera

Mes moshës 40-50 vjeçare, njerëzit duhet të ndryshojnë stilin e të ngrënit në varësi të shëndetit.

Në këtë moshë, simptomat e sëmundjeve të qarta dhe ushqyerja duhet bërë në varësi të tyre.

Pas të pesëdhjetave, njeriu nis të humbë gradualisht masën muskulare.

Në këtë pikë, shqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë thelbësore për të pakësuar ndikimin e plakjes.

Ushqimet e shëndetshme në këtë moshë janë ato me proteinë.

Pas të gjashtëdhjetave, mungesa e oreksit është gjithnjë e më e madhe dhe rënia në peshë e paevitueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat