Makarona me kungulleshka dhe hudhër, dreka e shpejtë e së dielës

Ushqime

Makarona me kungulleshka dhe hudhër, dreka e shpejtë e së dielës

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:51
Makarona

Makaronat janë një ushqim i shijshëm që shuan shumë nepse të njeriut. Ato janë kryesisht karbohidrate por përmbajnë edhe sasi të mira fibre dhe proteine.

Përveç tyre, makaronat përmbajnë edhe kalçium, magnez, hekur, zink dhe disa vitamina të kompleksit B.

Sasia e shëndetshme e makaronave që një njeri mund të konsumojë është 90-100 gramë, ose një pjatë.

Në mënyrë që makaronat të bëhen disi më të shëndetshme, ato duhen kombinuar me mish pule (bazë proteine), por edhe perime.

Si mund të gatuani në shtëpi një pjatë makarona të ngrohta me hudhër, kungulleshka, djathë e borzilok.

Kungulleshkat janë dy perime të mira, të cilat i shtojnë aspektin e shëndetshëm kësaj pjate me karbohidrate.

Përbërësit:

200 gramë makarona

4 lugë gjelle gjalpë,

4 thelbinj hudhër të grirë iimët

Gjysëm luge çaji spec djegës

2 kungulleshka të prera në copa të vogla

Lëkura e një limoni

4 lugë gjelle krem pana

Gjysëm filxhan çaji djathë parmixhan të grirë,

Piper të zi dhe borzilok të freskët

Përgatitja:

Vendoseni tenxheren me ujë në zjarr.

Shtoni kripën dhe kur uji të marrë valë hidhni makaronat

Hiqini makaronat pak para zierjes përfundimtare

Vendosni tenxheren sërish në zjarr dhe hidhni një lugë gjalpë.

Shtoni hudhrën dhe specin djegës dhe kavërdisini për 30 sekonda.

Më pas shtoni copat e kungulleshkave dhe përziejieni herë pas here deri sa ato të zbuten dhe lëngu të ketë kulluar për rreth 5-7 minuta.

Shtoni lëkurën e limonit dhe pas disa sekondash shtoni 3 lugët e mbetura të gjalpit, kremin pana dhe pjesën më të madhe të djathit.

Hidhni makaronat, shtoni edhe pak kripë dhe piper dhe përziejini të gjitha së bashku.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe sipër makaronave shtoni djathin e mbetur dhe pak borzilok.

Makaronat serviren të ngrohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat