Lulelakër e shpejtë në furrë

Ushqime

Lulelakër e shpejtë në furrë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:09
foto ilustrim

Një gjellë shumë e thjeshtë dhe e lehtë për tu bërë, por jashtëzakonisht e shijshme!

Nëse jeni duke pasur problem me gjetjen e një recete për drekë, ja ku e keni një recetë shumë të shëndetshme dhe shijshme, shkruan “Living”.

Përbërësit:

1 lulelakër,

50 g gjalpë,

50 g miell,

500 ml qumësht,

50 g parmezan,

100 g gouda,

Arrë myshku,

Kripë,

Ndajmë lulelakrën ne boçe, e ziejmë 2-3 minuta.

Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem.

Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë.

Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmezan dhe gouda. E vendosim në furrë të ngrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat