Çomlek, të dielën për drekë? Mësoni gabimet që bëni kur e gatuani

Ushqime

Çomlek, të dielën për drekë? Mësoni gabimet që bëni kur e gatuani

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 19:41
Çomlek

Çomleku tingëllon si një gjellë e thjeshtë për t’u gatuar. Praktikisht, besohet se është një gatim që bëhet vetë, por kjo nuk do të thotë që me të mund të kryeni gabime që tjetërsojnë shijen.

Ujë apo lëng mishi

Mishi dhe perimet nuk kanë nevojë që të zihen domosdoshmërisht në ujë. Ekspertët rekomandojnë lëngun e zier të mishit të lopës, kockave ose të mishit të zier të viçit.

Lloji i mishit

Zona e shpatullës është pjesa më e mirë e mishit të përshtatshëm për çomlek. Indet që ajo përmban shrihen gjatë zierjes së ngadaltë dhe bëhen xhelatinoze duke i dhënë gjellës një shije të plotë e fantastike.

Skuqja e mishit

Pasi të keni prerë mishin në kubikë, ju duhet ta skuqni atë që të lëshojë një sërë aromash dhe shijesh thuajse magjike. Kubikët duhet të skuqen nga të gjitha anët në një temperaturë të lartë dhe me pak undyrë.

Trashësia e lëngut

Çomleku nuk është si supa. Lëngu duhet të jetë i trashë, por trashësia krejt natyrale. Kjo do të thotë që të mos përdorni miell apo niseshte për trashjen e lëngut, sepse këto produkte do të ndërhyjnë në cilësinë e mishit. Patatja për shembull ofron trashësinë e nevojshme për një çomlek të shijshëm e të shëndetshëm.

Koha e gatimit

Çomleku kërkon një orë ose pak më shumë që të jetë i gatuar siç duhet. Por nëse doni t’i shtoni edhe perime, karotat dhe patatet kanë nevojë për më pak kohë. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që perime të tilla të futen në gatim 20 minuta përpara se ai të përfundojë.

Aciditeti

Një çomlek i mirë kërkon pak verë, uthull ose edhe lëng limoni. Trumza e freskët mund të hidhet 30 minuta përpara përfundimit të gatimit.

Lëngu i limonit mund të bëjë mrekullira në një çomlek

Shijen e tij mund ta përmirësoni duke përzier pak majdanoz, hudhër dhe limon, tre përbërës që do të gjallërojnë shijen tuaj.

Servirja

Nuk ka asnjë arsye përse duhet të prisni gjatë për të provuar çomlekun që keni gatuar. Por kur të provoni gjellën e mbetur të nesërmen, do të habiteni nga shija e mrekullueshme e mishit dhe harmonia e pasuruar e perimeve dhe erëzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat