Ja mënyra se si mund ta “ri-programoni” trurin tuaj për të zgjedhur frutat para çokollatës

Ushqime

Ja mënyra se si mund ta “ri-programoni” trurin tuaj për të zgjedhur frutat para çokollatës

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:10

Zgjedhjet e shëndetshme mund të iu duken aq tërheqëse sa ato të shijshmet dhe mënyra është kjo.

Zgjedhjet e ushqimit të shëndetshëm mund të ri-programohen në trurin tonë duke e ndryshuar aktivitetin e neuroneve.

Kur kemi përpara disa zgjedhje, secila alternativë e ndezë një pjesë të ndryshme të trurit dhe sa më tërheqëse të jetë zgjedhja, aq më i shpejtë do të jetë aktiviteti.

Image

Duke punuar me majmunë, ekspertë nga SH.B.A. kanë gjetur se këto neurone vendosin se çfarë vlera ka secila alternativë ndërsa truri punon në gjetjen e një alternative.

Duke e ndryshuar aktivitetin e neuroneve, shkencëtaret arritën të influencojnë majmunet në zgjedhjen ushqimore që ata bëjnë.

Ky zbulim mund të ndihmoj në trajtimin e varësive, në problemet e të ngrënit, në depresion dhe probleme të tjera të cilat lidhen me bërjen e zgjedhjeve jo të mira.

Personat me probleme mendore vazhdimisht bëjnë zgjedhje të dobëta dhe doktorët gjithherë e kanë pasur të vështirë ta kuptojnë pse, por me këtë zbulim mund t’i përafrohen arsyes.

Tani është kuptuar se shumë zgjedhje varen plotësisht nga mekanizmat nervorë.

Qendra në tru që i merr këto vendime është korteksi obritofrontal, që gjendet në zonën mbi sytë.

Duke e deshifruar efektin e neuroneve në bërjen e zgjedhjeve do të jetë gjithashtu më e lehtë të futemi më thellë në kuptimin e të mësuarit, emocioneve, vëmendjes dhe aspekteve motorike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat