Receta e ditës – pite me spinaq dhe djath

Ushqime

Receta e ditës – pite me spinaq dhe djath

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Receta perfekte për një të dielë!

Receta ditore e drekës për sot është pitja e mbushur me spinaq dhe djath, shkruan “Living”, transmeton lajmi.net.

Se si ta përgadisni dhe çfarë iu duhet, do iu tregojmë ne.

Përbërësit për 6 persona:

Për brumin:

500 g miell, 70 ml vaj ulliri, 8 g pecivë, kripë 1 lugë, 1+ 1/2 gotë qumësht të vakët.

Për mbushjen:

500 g spinaq, 1 thelb hudhër, një lugë gjalpë, djathëra sipas dëshirës: djathë të bardhë, Mozzarella ose djathë tjetër që shkrin.

Përgatitja:

Në një tas hedhim miellin, sodën e bukës, vajin, kripë, si dhe qumështin, të cilin e shtojmë pjesë-pjesë në varësi të nevojës që mund të kemi për brumin, i cili duhet të jetë i butë.

E punojmë me dorë derisa të përftojmë një brumë si ai i byrekut. E mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë 30 minuta.

Ndërkohë, spinaqin e ziejmë në tenxhere me ujë e pak kripë, e shtrydhim nga uji i tepërt dhe më pas e skuqim në një tigan me gjalpin dhe thelbin e hudhrës, të cilin e heqim sapo të marrë ngjyrë.

Pas 30 minutave, brumin e ndajmë në 6 topa, të cilët i hapim me petës në formë të rrumbullakët, me diametër 20cm afërsisht. I mbushim me spinaq e djathë, i palosim në mes dhe i mbyllim mirë me pirun që të mos hapen (i lagim me pak ujë anësoret e petës që të ngjisë më mirë dhe i shtypim me pirun).

Vëmë në zjarr një tigan që nuk ngjit dhe kur të jetë ngrohur mirë, pjekim pitet nga të dyja anët derisa të kenë marrë pak ngjyrë. Mund të serviren si të ngrohta, ashtu edhe në temperaturë ambienti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat