Sipas një studimi të botuar në revistën “Nutrition”, çokollata nuk të shëndosh. Studimi ka analizuar rreth 1500 adoleshentë për të verifikuar nëse çokollata ndikon në peshën e tyre.
Kërkuesit kanë arritur në përfundimin se, pavarësisht aktivitetit fizik që bënin të rinjtë dhe mënyrës së të ushqyerit, konsumimi i çokollatës rezulton të jetë në proporcion të barabartë me yndyrnat trupore.
Përfundimet e këtij studimi kanë zbuluar praninë e substancave antioksiduese në çokollatë, të cilat janë sekreti i këtij fenomeni. Falë këtyre substancave, çokollata nuk ju shëndosh, pasi ato përshpejtojnë metabolizmin dhe bëjnë të mundur djegien e kalorive.