Oriz me fileto pule dhe perime – receta me shije të mrekullueshme

Ushqime

Oriz me fileto pule dhe perime – receta me shije të mrekullueshme

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 07:03
Receta e përgatitjes së orizit me fileto pule. Foto: Flickr

Provojeni këtë recetë të thjeshtë plot shije e shëndet e cila padyshim do shndërrohet në më të preferuarën në familjen tuaj.

Përbërësit:

320 gr oriz integral
300 gr fileto pule
pak vaj dhe gjalp
1 qepë mesatare
1 karrotë
1-2 kunguj të njomë
1/2 gotë verë të bardhë
kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar.

Në momentin që uji merr valë të shtojmë në të 1 lugë caji kripë, orizin integral do të llogarisim 80 gr për 1 porcion pra nëse jemi 4 persona 4x 80= 320 gr.

E lëmë orizin të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare.

Ndërkohë për 15 minuta vendosim një tigan në zjarr.

Shtojmë në të vaj, 1 lugë gjelle gjalp dhe qepën e grirë shumë hollë e kaurdisim qepën sa të zbutet dhe shtojmë në të mishin e pulës të prerë në kubikë vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë zbardhet plotësisht, kripë, piper shtojmë karrotën në rende ose kubikë i përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë kungujt në kubikë i përziejmë së bashku dhe i shuajmë në verë e lëmë vezën sat ë avullojë.

Ndërkohë kanë kaluar 15 minuta kullojmë orizin dhe shtojmë në tigan e përziejmë sëbashku me perimet dhe gjithcka është gati pë servirje dhe pipër të zi sipër për servirje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat