Petulla me mollë

Ushqime

Petulla me mollë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

14 lugë miell, 1 gotë jogurt, 2 vezë, 1/2 qeskë pluhur paste, 2 mollë të tharta, sheqer vanilje, sheqer pluhur, vaj për fërgim. Nga mielli, vezët, jogurti dhe pluhuri për pastë, përgatitet një brumë më i trashë se për palëpetë.

Mollët qërohen dhe kalohen në rende nga pjesa e rrallë dhe hidhen në brumë. Me lugë, e cila më parë futet në yndyrë të nxehtë, hidhen petullat në yndyrë dhe fërgohen nga të dyja anët.

Petullat e skuqura nxirren me lugë të shpuar, kullohen në letër kuzhine, pastaj kalohen në sheqer pluhur të përzier me vanilje dhe shërbehen të nxehta. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat