Tavë me spinaq e vezë

Ushqime

Tavë me spinaq e vezë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Përbërësit:

1 kg spinaq

6 kokrra vezë

1 qepë

100 ml qumësht

2 lugë parmixhano të grirë

vaj, kripë, piper

PËRGATITJA

Skuqim lehtë në tigan qepën, shtojmë spinaqin e grirë dhe e kavërdisim lehtë sa të bie pak, por gjethja të mbetet jeshile.

E heqim tiganin nga zjarri. Thërrmojmë djath të bardhë dhe e përziejmë me spinaqin. Shtojmë pak kripë e piper.

Kthejmë përzierjen në tavë. Në një enë tjetër rrahim dy vezë me qumështin dhe mbulojmë spinaqin. Mbi të hedhim kokrrat e vezëve (1 për person, në rastin tim 4 kokrra)

Mbulojmë sipërfaqen e tavës (spinaqin jo vezët) me kaçkavall të grirë. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat