Qofte furre me fidhe

Ushqime

Qofte furre me fidhe

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një recetë e thjeshtë që nuk do shumë marifete dhe as ndonjë akrobaci kulinarie. Në pak hapa si më poshtë kemi një darkë të shijshme në tryzë.

Përgatisim qoftet siç mund të keni traditë në shtëpitë tuaja.

Unë zgjodha mënyrën më të thjeshtë duke bashkuar mishin e grirë me qepën e grirë imët, 2-3 thelpinj hudhër, 1 vezë, kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri. Punojmë masën me duar dhe e lëmë të pushoj.

Formojmë toptha me duar dhe i shtrojmë në një tavë. I pjekim qoftet në furrë të parangrohur në temperaturë 200⁰C, sa të marrin gjyrën e bukur të pjekjes. Në një tenxhere shtojmë gjalpin e më pas makaronat e vogla. I skuqim për pak sa të marrin gjyrë të artë. Shtojmë qoftet e pjekura dhe në fund shtojmë ujë sa masa të mbulohet dhe të ketë dy gisht ujë mbi të. Rregullojmë shijen me kripë. Pasi marrin valë e largojmë nga zjarri. E hedhim masën në tavë dhe i pjekim sa uji të shterojë. Ju bëftë mirë nëse e provoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat