Supë me karkaleca dhe midhje

Ushqime

Supë me karkaleca dhe midhje

Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Kjo është thjesht një supë peshku, është vërtetë speciale. Aq speciale, sa personazhet e librit "Një xhentëlmen në Moskë" e patën mision disa mujor për të gjetur të gjithë 15 përbërësit e duhur për të gatuar supën e famshme.

PËRBËRËSIT:

 një levrek rreth 600 g, 12 karkaleca të mëdhenj, 16 midhje, një qepë e thatë, 4 thelpinj hudhër, një kërcell selino, një finok, disa fije shafran, 2 patate mesatare, 3-4 domate (përdora Cirio të konservuara), një yll anise (për aromë), dy shirita lëkurë portokalli, 2 gjethe dafine,  pak borzilok i thatë, 2 degëza trumzë, një tufë e vogël majdanoz dhe spec djegës.

PËRGATITJA: 

Pastrojmë karkalecat dhe i presim në copa. I mbajmë kokat dhe levozhgat për t'i zier. Filetojme peshkun. Lëkurën, halat dhe kokën i vendosim bashkë me kokat e karkalecave të ziejnë me 4 gota ujë për të bërë lëngun e supës. I ziejmë për 15-20 minuta. Skuqim qepën. Shtojmë selinone, finokun, shafranin. Shtojmë domatet dhe i shtypim pak me pirun. Pastaj shtojmë dhe patatet në copa të vogla. Kullojmë lëngun e peshkut dhe e hedhim tek perimet. Shtojmë gjithë erëzat përveç majdanozit. Kur perimet janë zbutur, heqim dafinen dhe yllin anise dhe e bëjmë supën pure. Shtojmë copat e peshkut, karkalecat, midhjet. Hedhim dhe majdanozin. I lemë të ziejnë 5-6 minuta. Dhe supa është gati.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat