Kek me krem Mascarpone

Ushqime

Kek me krem Mascarpone

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Koha e përgatitjes - 15 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 26/28 cm me vrimë në mes ose tavë për plumcake 30x10cm:

300 g miell
240 g sheqer
3 vezë
100 ml vaj luledielli
100 ml qumësht
50 g kakao e hidhur
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
1 bustinë vanilje

Për mbushjen:
250 g Mascarpone ose rikota ( gjize pa kripë)
100 g sheqer pluhur
Përgatitja:
Ndezim furrën me 180° C.
1. Në një tas, hedhim me sitë miellin, kakaon, vaniljen dhe sodën. I përziejmë me pirun dhe i lëmë mënjanë.
2. Në një tas tjetër, rrahim me rrahësin elektrik të vezëve sheqerin dhe vezët për 5/6 minuta.

Shtojmë më pas me lugë përzierjen që kemi te tasi i miellit, vajin dhe qumështin duke vazhduar akoma përzierjen e tyre derisa të përftojmë një brumë homogjen.

3. Në një tas të vogël, përziejmë me pirun Mascarpone-n me sheqerin pluhur derisa të bëhen si krem.
4. Hedhim te tava e lyer me gjalpë e miell ¾ e brumit, hedhim në mes kremin e Mascarpone-s, duke u përpjekur që të mos prekë anësoret e tavës. E mbulojmë tani me brumin që na ka mbetur dhe e vëmë të piqet në furrë për 40/45 minuta ose derisa kruajtësja e dhëmbëve të dalë e pastër kur të bëjmë provën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat