Patate furre me erëza, pjata ideale në këto ditë të ftohta

Ushqime

Patate furre me erëza, pjata ideale në këto ditë të ftohta

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Përbërësit: 1 kg patate të vogla (me lëkurë të hollë), 5 gjethe sherbelë, 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët (fletët), 3 thelpinj hudhër, 1 lugë kafeje piper të zi (ose sipas dëshirës), 6 lugë gjelle vaj ulliri dhe kripë.

Përgatitja: Në një tenxhere të madhe, hedhim ujë, i shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë.

Kur uji të ketë marrë valë, shtojmë patatet dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se 10 minuta. Më pas, patatet i hedhim në ujë të ftohtë dhe pasi janë
ftohur i heqim prej andej dhe i lëmë të kullojnë. I presim katër pjesë të barabarta.

Në një robot kuzhine grijmë sherbelën, rozmarinën, piperin, kripën e trashë dhe hudhrën. I përziejmë erëzat me vajin e ullirit dhe i trazojmë në një tas derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas, shtojmë patatet dhe i trazojmë mirë, në mënyrë që erëzat dhe vaji të shpërndahen përgjatë gjithë sipërfaqes së patateve. I futim në furrë dhe i pjekim për rreth 30-40 minuta në temperaturë 200 gradë C. Shërbehen të ngrohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat