Patatet gatuajini bashkë me lëkurë, ndihmojnë në luftimin e kësaj sëmundjeje

Ushqime

Patatet gatuajini bashkë me lëkurë, ndihmojnë në luftimin e kësaj sëmundjeje

Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:43
Ilustrim

Të shumtë janë ata që argumentojnë se patatet duhen qëruar para se të gatuhen, por po aq argumentojnë të kundërtën duke dhënë argumentet përkatëse.

Të parët, nga ana e tyre, argumentojnë se patatet duhet të qërohen për të hequr qafe mbeturinat e dheut dhe substancat e tjera që mbeten në lëkurë dhe që nuk duhen ngrënë. Në të kundërt të kësaj pikëpamjeje, ata që fokusohen tek lëndët ushqyese të lëkurës, të cilat nëse lahen shumë mirë, siç thonë ata, nuk kanë asnjë problem.

Më konkretisht, lëkura e patates përmban përbërësit më të vlefshëm dhe më të dobishëm për organizmin, të cilët ndër të tjera ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe humbjen e peshës.

Përmendim se përmban sasi të mëdha të vitaminave C, B si dhe kalcium ndërsa përbërësit fitokimikë, të cilët edhe i përmban, kanë vetinë të veprojnë si mburojë kundër formave të ndryshme të kancerit. Acidet yndyrore të kaliumit dhe omega-3 plotësojnë “pakon” e argumenteve duke qenë se janë dy armë të fuqishme diete për mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat