Si të përgatisni çomlek

Ushqime

Si të përgatisni çomlek

Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Çomlek është një nga pjatat më të dashura për amvisat shqiptare. Ajo ka origjinë turke, por përdoret në të gjithë Ballkanin.

Përbërësit: 500 g qepujka, 500 g mish viçi tul, 200 g salcë, 1 lugë gjelle koncentrat domateje, 3 gjethe dafine, 1 lugë çaji kokrra piperi, 1 shkop kanelle, 2 lugë gjelle uthull rrushi ose molle, kripë, 1/2 lugë çaji sheqer, vaj misri dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Si fillim në një tenxhere të thellë, shtojmë vajin e misrit në zjarr mesatar, e nxehim mirë dhe skuqim mishin të coptuar në pjesë të vogla. Pasi mishi është skuqir mirë, e heqim nga ena dhe aty shtojmë qepujkat duke shtuar dhe pak vaj ulliri. I skuqim lehtë dhe qepujkat e më pas shtojmë dafinën, shkopin e kanellës, kokrrat e piperit. Shtojmë mishin dhe uthullën.

I përziejmë mirë dhe e lejmë të avullojë pak uthulla. Në fund shtojmë salcën domate të coptuara (jo pure), koncetratin e salcës dhe sheqerin. E përziejmë mirë masën, shtojmë ujë aq sa mbulohen qepujkat dhe mishi dhe ulim zajrrin në minimum. I lejmë të ziejnë ngadalë për rreth 2 orë. Nëse e shihni nga fundi do pak ujë mund të shtoni. Gjella është gati pasi lëngu është trashur dhe mishi është gati. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat