Pogaçja e mbushur me mish të bluar: Shumë e mirë, por edhe shija e mrekullueshme!

Ushqime

Pogaçja e mbushur me mish të bluar: Shumë e mirë, por edhe shija e mrekullueshme!

Më: 18 prill 2022 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Këtij kombinimi të përsosur të aromave dhe shijeve nuk mund t’i rezistojnë as llupësit më të mëdhenj

Përbërësit:

– 20 g tharm,
– pak sheqer,
– pak kripë,
– 200 g jogurt,
– 50 ml vaj,
– 500 – 600 g miell,
– 3 vezë,
– 250 g mish të bluar,
– një qepë e vogël,
– 1 spec i kuq,
– 1 domate e vogël,
– piper dhe kripë.

Përgatitja:

Ngjisheni brumin me tharm, pak ujë, 2 vezë, jogurt, vaj, kripë dhe miell, derisa të bëhet i lëmuar dhe i butë dhe lëreni të bymehet.

Në vaj fërgoni qepën e grirë, shtoni specin e grirë dhe mishin e bluar dhe në fund domaten e prerë në kube.

Fërgoni dhe në të shtoni të bardhët e vezës, kripën, piperin, mundeni të shtoni edhe pak erëza.

Brumin e bymyer zhvillojeni në formë drejtkëndëshi, qitni mishin dhe bashkoni skajet, edhe nga njëra anë edhe nga tjetra lëreni në atë mënyrë që të shihet filli.

Rendisni në tepsi në formë rrethi.

Lëreni që pogaçja të bymehet, lyeni me të verdhët e vezës, qitni sipër farëra dhe kripë të trashë dhe piqeni në 200 gradë rreth 35 – 40 minuta.

Është shumë dekorative, ndërkaq shija e mrekullueshme!

Ju bëftë mirë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat