Dhjetë ushqime për duhanpirësit

Ushqime

Dhjetë ushqime për duhanpirësit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Duhanpirësit janë më shpesh viktima të kancerit të mushkërive

Për shkak të zakoneve të tyre të këqija, duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre dhe ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në ‘pastrimin e mushkërive’ dhe që kanë një efekt të dobishëm në këtë organ të rëndësishëm.

Hulumtimet tregojnë se kancerit më së shpeshti i paraprijnë një sërë infeksionesh të mëparshme, bronkiti kronik dhe, natyrisht, kënaqësia afatgjatë e një zakoni jo të shëndetshëm të konsumimit të cigares.

Ekspertët kanë veçuar këto 10 ushqime që kanë një efekt të dobishëm në mushkëri dhe në një farë mënyre i ‘pastrojnë’ ato:

1. Agrume
Konsumimi i një deri në katër agrume në javë redukton mundësinë e kancerit të frymëmarrjes.

2. Arra braziliane
Arrat braziliane janë të pasura me selen dhe vitaminë E dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mushkërive.

3. Qepë
Antioksiduesit e pranishëm në qepë pastrojnë mushkëritë nga toksina e shkaktuar prej pirjes së duhanit.

4. Uji
Pini tetë gota ujë në ditë.

5. Lëng karote
Pini 300 ml lëng karote gjatë mëngjesit. Ky lëng ndihmon në alkalizimin e trupit.

6. Xhenxhefil
Xhenxhefili ndihmon në largimin e mukusit të shkaktuar nga marrja e produkteve të qumështit, grurit dhe sojës. Ai gjithashtu përmban antioksidues që do të largojnë toksinën e shkaktuar nga pirja e duhanit.

7. Çaj bimor
Çaji bimor do t’i lëvizë zorrët tuaja për të ‘liruar’ toksinën.

8. Lëng boronice
Pini 400 ml lëng boronicë çdo ditë para se të shkoni në shtrat. Ky lëng eliminon bakteret në mushkëri që shkaktojnë infeksione.

9. Lëng ananasi
Pini 300 ml lëng ananasi të shtrydhur pasi përmban antioksidues që janë të dobishëm për sistemin tonë të frymëmarrjes.

10. Ujë të nxehtë dhe limon
Shtrydhni dy limonë në ujë të ngrohtë dhe pine para mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat