Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të bollgurit

Ushqime

Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të bollgurit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Bollguri mund të jetë super-ushqimi më pak i konsumuar deri tani, duke qenë se shumë njerëz nuk e njohin atë, aq më pak vlerat e tij të shumta ushqyese. Për ata që nuk e dinë, bollguri është një lloj drithi (kryesisht grurë ose misër) që mund të gjendet në çdo supermarket. Ai ndihmon me tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut, mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak etj. Si ekzaktësisht?

Një arsye përse bollguri është kaq i mirë është se ai është një burim i mirë si i fibrave të tretshme ashtu edhe të patretshme, duke ju mbajtur kështu të ngopur për një kohë të gjatë.Ja cili është ndryshimi mes këtyre dy llojeve të fibrave: fibrat e tretshme, që mund të gjenden tek ushqime si bishtajoret, elbi, frutat dhe avokado, janë një substancë ngjitëse që rrethojnë sistemin tretës dhe parandalojnë kalimin e sheqernave dhe yndyrave tek qarkullimi i gjakut.

Ndërsa fibrat e patretshme janë një material i fortë që gjendet lëkura dhe farat e ushqimeve që parandalojnë kapsllëkun.Bollguri është gjithashtu i pasur në lëndë ushqyese si folate dhe kaliumi.

Ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të këtij drithi:Mbron zemrën – Bollguri është i pasur në beta-glukan, një lloj fibre që ndihmon në uljen e nivele të kolesterolit të keq (LDL).Ju mban të ngopur për një kohë të gjatë – Falë përmbajtjes së lartë në fibra.

Ndihmon me tretjen – Bollguri është i pasur si në fibra të tretshme ashtu edhe të patretshme, që së bashku përmirësojnë sistemin tretës.Është i pasur në vlera ushqyese – si acide yndyrore omega 3, acide yndyrore, folate dhe kalium.Mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak – duke parandaluar kështu zhvillimin e diabetit të tipit 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat