Receta e iftarit: Tavë me pulë dhe lakra

Ushqime

Receta e iftarit: Tavë me pulë dhe lakra

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:29
Tavë me pulë dhe lakra

Përbërësit: 3-4 kofsha pule, 1 kokë lakër e vogël, 3-4 thelpinj hudhër, 2 qepë, vaj ulliri, kripë, piper, rigon, rozmarinë, trumëz, 3 lugë gjellë aceto balsamik, 2 lugë gjelle mjaltë, 1/2 lugë çaji piper djegës dhe 1 grusht arra.

Përgatitja: Marinojmë pulën me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe trumëz. Lakrën e presim në feta dhe më pas përgatisim marinimin.

Bashkojmë në një tas aceton, mjaltin, 1 lgj vaj ulliri, piperin djegës, kripën. Masën e hedhim mbi lakrat duke e përhapur me dorë, që të shpërndahet njëtrajtësisht. Pulën e marinuar e pjekim në furrë për 15 minuta, në temperaturë 180⁰-200⁰C.

Shtojmë në tavën e pulës lakrën. Hudhrat e prera dhe rrathët e qepëve. Vazhdojmë pjekjen për afërsisht 30 minuta. Lakra do filloj ta humbasë volumin gjatë pjekjes dhe do të zbutet. 10 minutat e fundit, shtojmë në tavë një grusht me arra.

Përfundojmë pjekjen pasi pula të filloj të bëhet kërce dhe lakra të jetë zbutur. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat