Toptha me hurme

Ushqime

Toptha me hurme

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Përbërësit e Masës Kryesore:

• 3 lugë gjelle kakao
• 1 gotë e gjysmë hurme (pa fara)
• 3 lugë gjelle kokos
• Pak kripë

Shijet (sipas dëshirës masës kryesore duhet t’i shtoni vetëm njërin prej përbërsëve të mëposhtëm)

• 1 lugë gjelle kokos
• 1 lugë caji lëvore e portokallit e gërryer shumë imët, ose
• 1 lugë caji espresso pluhur

Gatimi:

Bluani në pajisjen për përpunimin e ushqimit kakaon, hurmet, 3 lugët e kokosit, dhe kripën derisa të përfitohet një masë e lëmuar. Shtoni ujë me lugë nëse masa mbetet shumë e thatë, ose kokos nëse masa mbetet e lëngshme. Shtoni dhe shijen e preferuar dhe përzieni mirë.
Me duar pastaj formoni topëthat dhe i pluhërosni me përbërsin e preferuar (kokos, fara të susamit, fëstëka të bluar, arra të bluara etj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat