Torta me biskota dhe krem, receta e veçantë që duhet të provoni

Ushqime

Torta me biskota dhe krem, receta e veçantë që duhet të provoni

Më: 2 maj 2022 Në ora: 06:35
Ilustrim

Nëse doni të përgatisni një tortë të shpejtë e kremoze vetë në shtëpi, sapo keni gjetur recetën e duhur.

Ju duhen vetëm përbërësit bazë që i duhen një keku të zakonshëm, një formë dhe disa biskota.

Përbërësit

3 vezë

150 gr sheqer

70 gr niseshte

10 gr vanilje

700 ml qumësht

150 gr djathë kremoz (mascarpone)

18 biskota katrore

Përgatitja

Si fillim, zgjidhni një tenxhere mesatare. Në të shtoni vezët sheqerin, niseshtenë, vaniljen dhe përzieni me një tel kuzhine.

Do të formoni një masë kremoze dhe sheqeri duhet të ketë shkrirë.

Shtoni pak qumësht të ngrohtë dhe përzieni sërish, e në fund shtoni pjesën e mbetur të qumështit.

Vendosni tenxheren në zjarr dhe përzieni vazhdimisht derisa të formohet kremi.

Kur të jetë gati kremi, kalojeni në një pjatë dhe lëreni të ftohet duke e mbuluar me qese kuzhine.

Kur të jetë ftohur, hiqni qesen dhe rriheni me një tel kuzhine e më pas shtoni djathin kremoz.

Bëni gati një formë ose tavë katrore dhe vendosni në bazë biskotat një nga një.

Shtoni sipër tyre kremin dhe përhapeni mirë nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Vendosni sipër sërish biskotat derisa ta keni mbuluar kremin dhe lëreni në frigorifer për 4-5 orë.

Më pas priteni në copa të vogla dhe shërbejeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat