Nga limoni te spinaqi, këto janë ushqimet e shëndetshme për lëkurën

Ushqime

Nga limoni te spinaqi, këto janë ushqimet e shëndetshme për lëkurën

Më: 2 maj 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Sipas nutricionistëve njerëzit mund të pësojnë ndryshim rrënjësor në lëkurë brenda vetëm një jave, duke konsumuar këta përbërës kryesorë natyral, të cilët sigurojnë lëkurë më të shëndetshme.

Limonët

Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë që çdo njeri ta fillojë ditën me pak ujë të nxehtë dhe limon. Kjo pije e detoksifikon trupin duke e ndihmuar sistemin e tretjes dhe mëlçinë t’i eliminojnë shpejt mbeturinat.

Patatet e ëmbla

Shtimi i kësaj perime të pasura me beta-karotinë në dietën tuaj të përditshme, në të vërtetë mund ta luftojë lëkurën pa shkëlqim. Kjo është për shkak të kombinimit magjik për shkëlqimin e lëkurës të Vitaminës A dhe Vitaminës C.

Bajamet

Ndërsa me siguri tashmë e dini që bajamet janë një meze e lehtë për shëndetin, ato janë gjithashtu një ushqim bukurie, pasi janë të mbushura me Vitaminë E.

Farat Chia

Këto fara për luftimin e radikalëve të lirë janë të mbushura me minerale dhe fibra, dhe përmbajnë ekuilibër perfekt të acideve yndyrore thelbësore.

Ananasi

Ananasi përmirëson tretjen, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke hequr toksinat nga trupi. Për më tepër, ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit.

Panxhari

Antioksidantët e fuqishëm në panxhar ndihmojnë në luftimin e shenjave të plakjes për ta mbajtur lëkurën të fortë dhe rinore. Kombinimi i mineraleve dhe vitaminave (folat, Vitaminë A, kalium dhe magnez) stimulon prodhimin dhe riparimin e qelizave, duke mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrudhat.

Fiqtë

Farat e vogla të kësaj frute janë të ngopura me lëndë ushqyese që ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të tretjes nga toksinat dhe mukusi, të cilat mund të parandalojnë që lëndët e rëndësishme ushqyese të hyjnë në lëkurë.

Spinaqi

Kjo bimë jeshile me gjethe ka shumë vitaminë A, e nevojshme për rritjen e lëkurës dhe flokëve. Spinaqi është gjithashtu i ngarkuar me Vitaminë C, e domosdoshme për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit.

Hurmat Arabe

Hurmat janë të pasura me fibra dhe një trajtim i përsosur i ëmbël për të ndihmuar në pastrimin e metabolizmit. Ata janë të pasura me minerale të rëndësishme që ndihmojnë trupin ta përthithë hekurin dhe të formojë kolagjen dhe qeliza të kuqe të gjakut/Neps.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat