Pijet apo ushqimet me sheqer, cilat ju shëndoshin më shumë

Ushqime

Pijet apo ushqimet me sheqer, cilat ju shëndoshin më shumë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Pijet apo ushqimet me sheqer tashmë janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve.

Duke filluar që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit. Janë kthyer aq shumë pjesë e jetës së përditshme, sa efektet e tyre negative prej vitesh po shfaqen gjithnjë e më shumë.

Këto ushqime dhe pije janë pa dyshim në majën e listës së shfaqjes së shumë sëmundjeve.

Siç është diabeti, obeziteti apo sëmundjet kardiovaskulare.

Megjithëse çdo pije e mbushur me sheqer industrial është e dëmshme, së fundi ekspertët i ndajnë në dy kategori përsa i përket shtimit në peshë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se cilat janë më të dëmshme dhe cilat ju shtojnë në peshë.

Ushqimet apo Pijet
Një grup ekspertësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kina, së fundi kanë hedhur dritë mbi këtë çështje.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se nivelet e sheqerit së gjendur tek pijet e konservuara dhe ushqimet e këtij lloji, nuk japin te njëjtin efekt në organizëm.

Konsumimi i pijeve me sheqer ndikon shumë më shumë se ushqimi tek shtimi në peshë, obeziteti apo shfaqja e hershme e kolesterolit.

Kjo për shkak se gjatë konsumimi të sheqernave në formë të lëngshme, trupi i përthith më shpejt.

Duke u bërë shkak për shumë sëmundje të ndryshme dhe rrezikun e kalimit në paradiabet apo diabet.

Shqetësimi i ekspertëve ngrihet pas përhapjes së sëmundjes së diabetit në të gjithë botën dhe klasifikimit të saj si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse.

Gjithashtu edhe nga shtimi i konsumit të pijeve me sheqer pa kufi nga të gjitha moshat.

Çfarë Këshillohet Për Shëndet të Mirë
Pavarësisht se pijet me sheqer mund të jenë në krye të listës si armiqtë më të mëdhenj të shëndetit edhe çdo ushqimi këtij lloji tjetër nuk mbetet pas.

Mundohuni t’i evitoni sa më shumë, duke zgjedhur gjithnjë produkte të freskëta dhe të shëndetshme.

Pini shumë ujë dhe lëngje të shtrydhura frutash, gjithashtu konsumoni edhe shumë fruta dhe perime të stinës.

Duke qëndruar larg produkteve të konservuara e me sheqernave, largoheni edhe nga rreziku i shfaqjes së diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat