Pjata e shijshme e së dielës, patate të mbushura me kaçkavall dhe proshutë

Ushqime

Pjata e shijshme e së dielës, patate të mbushura me kaçkavall dhe proshutë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 07:08
Ilustrim

Për të gatuar këtë recetë të shijshme, ju duhet:

Përbërësit

10 patate të mesme
100 gr proshutë të prerë hollë
5 lugë kaçkavall, i grirë hollë
Një thelb hudhër, i grirë
3 lugë të vogla majdanoz, të prerë hollë
1/2 e gotës me qumësht
1 1/2 lugë e vogël gjalpë
150 gr kaçkavall, të preferencës suaj, të grirë
Kripë, piper

Përgatitja

Pasi të keni larë mirë patatet (pa i qëruar) vendosini në ujë të zier me kripë për 25 minuta. Pasi t’i largoni nga zjarri dhe të jenë ftohur, prijini horizontalisht në pjesën e lartme dhe zbrazini me një lugë, me kujdes, pa ua prishur formën. Pjesën e brendshme vendoseni në një enë dhe priteni në pjesë të vogla.

Në një tigan shtoni gjalpin dhe skuqni për disa minuta proshutën. Sapo të jetë gati, shtojeni në enën ku keni vendosur pjesën e brendshme të patates, duke shtuar hudhrën, kaçkavallin, majdanozin dhe piperin. Përziejeni dhe shtoni me kujdesi qumështin, duke vazhduar përzierjen. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe kripë.

Më pas mbushini patatet me këtë masë dhe sipër shtoni pak kaçkavall të grirë. Piqeni në furrë për 15-20 minuta. Kur ta nxirrni nga furra, mund ta shërbeni me pak majdanoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat