Bukë pa gluten sipas recetës së Jamie Oliverit

Ushqime

Bukë pa gluten sipas recetës së Jamie Oliverit

Më: 8 maj 2022 Në ora: 07:43
Ilustrim

Është gjithmonë një zgjedhje më e mirë të bësh diçka vetë sesa ta blesh atë

Përveçse dini saktësisht se çfarë po hani, do të kurseni edhe para, sepse buka pa gluten në dyqane nuk është aspak e lirë.

Përbërësit:

– 450 g miell pa gluten,
– 325 ml qumësht,
– 2 vezë,
– 1 lugë të vogla uthull të bardhë,
– gjysmë luge e vogël kripë,
– 2 lugë sheqer të kafenjtë,
– 10 g maja të thatë,
– 3 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Përzieni vezët e tundura, uthullën dhe qumështin e ngrohtë. Në një enë tjetër përzieni të gjithë përbërësit e thatë.

Bashkoni këto dy përzierje dhe bëni një brumë ngjitës.

Shtoni vajin dhe brumin e formoni në një top dhe nëse është e nevojshme shtoni pak miell nëse është shumë ngjitës.

Transferoni në një tepsi të lyer me vaj, mbulojeni me një leckë të lagur dhe lëreni të qëndrojë për rreth një orë në një vend të ngrohtë në shtëpi.

Brumi duhet të dyfishohet.

E pjekim në 200 gradë për afro 35 minuta derisa të marrë ngjyrë të bukur të artë.

Ju bëftë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat