Të gatuash tortë me luleshtrydhe është më e thjeshtë nga ç’mendon

Ushqime

Të gatuash tortë me luleshtrydhe është më e thjeshtë nga ç’mendon

Më: 9 maj 2022 Në ora: 06:42
Ilustrim

Nëse mendoni se të gatuani një tortë në shtëpi është e vështirë dhe kërkon shumë punë, e keni gabim. Këtë na e vërtetoi Erida Kabashi, e cila ka sjellë një recetë të thjeshtë në faqen e saj në Instagram dhe me sa shohim nga fotot, torta duket sa e bukur, aq edhe e shijshme.

Përbërësit që ju duhen për kekun:

50 gr gjalpë i shkrirë
200 gr sheqer
300 gr miell
3 vezë
3 lugë gjelle kos
1 lugë kafeje sodë buke ose fryrës për kek
Pak vanilje
Luleshtrydhe të grira

Për kremin:

500 gr mascarpone
300 ml pana për ëmbëlsira
Pak vanilje
500 gr luleshtrydhe për dekorim

Mënyra e përgatitjes së kekut:

Ndezim furrën në 190 gradë. Në një enë rrahim gjalpin me sheqerin, shtojmë vezët një nga një, shtojmë kosin, miellin, sodën e bukës, vaniljen dhe disa luleshtrydhe të grira. E kalojmë brumin në tavë rrumbullake të lyer me gjalpë. E pjekim në furrë për rreth 40-50 minuta, por bëni provën me kunj për siguri.

Përgatisim kremin:

Rrahim me rrahës mascarponen, shtojmë panën e freskët duke vazhduar rrahjen, më pas shtojmë sheqer sipas dëshirës (në këtë recetë i janë shtuar 2 lugë gjelle). I hedhim pak pluhur vanilje dhe e lëmë në frigorifer. Pasi keku piqet, e lëmë të ftohet. Pasi është ftohur e ndajmë në dy pjesë, hedhim gjysmën e kremit në mes, disa luleshtrydhe të grira dhe sipër gjysmën tjetër dhe luleshtrydhe të grira dhe të plota për dekor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat