Kek me shurup qumështi, ëmbëlsira më e shpejtë e fundjavës

Ushqime

Kek me shurup qumështi, ëmbëlsira më e shpejtë e fundjavës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ëmbëlsira është pa dyshim pjata më e preferuar e ditës për të vegjël e të rritur. Askush nuk i reziston dot një akulloreje apo një keku të ëmbël.

Një ëmbëlsirë që kërkon vetëm 30 minuta kohë për t’u përgatitur është keku me shurup qumështi. Gatuhet shumë thjeshtë dhe shurupi nuk ka nevojë të ziejë.

Po të masni kohën e përzierjes së përbërësve të kësaj ëmbëlsire do të kuptoni që ju nevojiten tre minuta për ta përgatitur dhe ta vendosur në furrë.

Përbërësit:

3 vezë

3 lugë gjelle me sheqer

3 lugë gjelle me qumësht

3 lugë gjelle me vaj vegjetal,

3 lugë gjelle me miell të ashpër (miell me hime)

3 lugë gjelle me miell shumë përdorimësh,

5 gramë vanilje pluhur

10 gramë pluhur pjekjeje

Për shurupin
3 filxhanë çaji me qumësht në temperaturë ambienti

1 gotë (uji) e gjysëm me sheqer.

Përgatitja e ëmbëlsirës

Ndizeni furrën në 180 °C . Rrihini vezët dhe sheqerin mirë deri sa të transformohen në një masë të njëtrajtshme dhe pa kokrriza. Shtoni qumështin, vajin vegjetal, miellin e ashpër, miellin shumëpërdorimësh dhe përziejini sërish. Në fund shtoni vaniljen, pluhurin e pjekjes dhe përziejini për herë të fundit Masën e ëmbëlsirës hidheni në një tepsi të yndyrosur lehtë. Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni deri sa sipërfaqja e saj të marrë një ngjyrë kafe të çelët.

Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, ju mund të përgatisni shurupin.

Përzieni qumështin me sheqerin deri sa ai të tretet krejtësisht. Hiqeni tepsinë e ëmbëlsirës së pjekur nga furra dhe lëreni të ftohet mër 10 minuta. Më pas hidheni shurupin sipër saj dhe lëreni që ta përthithë atë plotësisht. Kur ëmbëlsira të jetë ftohur, futeni në frigorifer. Më pas ju mund ta ndani në feta dhe ta servirni sipas dëshirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat