Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të specit të kuq të grimcuar

Ushqime

Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të specit të kuq të grimcuar

Më: 26 maj 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Nëse speci i kuq i grimcuar është një nga përbërësit kryesor në kuzhinën tuaj, atëherë jeni në rrugën e duhur.

Një përbërës i gjithanshëm, që falë kapsaicinës i jep gatimeve edhe shumë përfitime në organizëm. AgroWeb ju njeh me to në këtë artikull.

Qetëson stomakun:

Edhe pse fillimisht mund të mendoni që kjo erëz djegëse nuk mund t’ju qetësojë stomakun, në fakt është e kundërta. Për më tepër, speci mund të parandalojë krijimin e ulçerave! Kjo ndodh për shkak të kapsaicinës, e cila pengon sekretimin e acidit të stomakut dhe stimulon prodhimin e lëndëve që mbrojnë stomakun, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e ulcerave.

Mbron shëndetin e zemrës:

Speci i kuq djegës, ka treguar se redukton kolesterolin në gjak, nivelet e triglicerideve dhe grumbullimin e trombociteve. Ndërkohë ai rrit aftësinë e trupit për të tretur fibrinën, një substancë përgjegjëse në krijimin e mpiksjeve të gjakut. E gjithë kjo ju jep një shëndet më të mirë kardiovaskular, duke ulur rrezikun e sulmit në zemër, embolisë pulmonare dhe goditjes në tru.

Ndihmon me diabetin:

Antioksidantët si vitamina C dhe karotenoidet të pranishme tek speci djegës, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Sipas rezultateve premtuese të disa studimeve ku AgroWeb mbështetet, nëse kjo erëz konsumohet rregullisht, kërkesa e trupit për insulinë bie.

Forcon sistemin imunitar:

Ngjyra e ndritshme portokalli në të kuqe e specit, reflekton praninë e lartë në beta-karoten, e cila shndërrohet më pas në vitaminë A dhe ofron ndihmën e nevojshme në forcimin e imunitetit. Gjithashtu speci i kuq i grimcuar mund t’ju bëjë të djersitni, gjë që rrit nevojën për të konsumuar ujë. Një mënyrë e cila ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe të keni edhe një shëndet të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat