10 arsye pse duhet të konsumoni bananen

Ushqime

10 arsye pse duhet të konsumoni bananen

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Bananet jane cilesuar si superushqim, janë plot me minerale dhe vitamina. Kanë flavonoide dhe polifenole që bëjnë mirë për shëndetin. Përmbajnë gjithashtu vitamine C dhe antioksidantë që luftojnë infeksionet e ndryshme. Kaliumi i bananeve mban në kontroll zemrën dhe presionin e gjakut. Vitamina B6 siguron 28% të asaj që na nevojitet për të parandaluar aneminë. Ndërsa fibrat ndihmojnë sistemin tretës. Nëse i dashuroni bananet po ju japim 10 arsye pse duhet t'i konsumoni ato.

1. Bananet janë të dobishme në rastin e diabetit pasi rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

2. Ato janë të pasur me kalium që zvogëlon rrezikun e problemeve kardiovaskulare.

3. Janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë tretjen, parandalojnë kapsllëkun dhe ndihmon kardiovaskularë.

4. Vitamina B6 lufton inflamacionin, përmirëson funksionin e sistemit nervor dhe lehtëson dhimbjen.

5. Duke qenë të pasura me kalium dhe minerale të tjera e bëjnë trurin më të mprehtë.

6. Përmbajtja e lartë e hekurit stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, janë të shkëlqyera në rastin e anemisë.

7. Të pasura me tripofan përmirësojnë gjenden shpirtërore dhe parandalojnë depresionin.

8. Ato përmirësojnë përthithjen e kalciumit në trup dhe i mbajnë kockat tona të shëndetshme.

9. Bananet janë një shërim i mundshëm për kancerin e veshkave dhe për të shmangur formimin e gurëve në veshka.

10. Konsumi i tyre para dhe pas stërvitjet rrit nivelin tuaj të energjisë dhe siguron ushqyesit e nevojshëm për muskujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat