Efektet pozitive që sjellin këto ushqime

Ushqime

Efektet pozitive që sjellin këto ushqime

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 23:49
Ilustrim

Plakja dhe humbja e pavarësisë është një gjë shqetësuese për çdo grua, shkruan Daily Mail.

Por tashmë ekspertët kanë gjetur “superushqimet” që u ndihmojnë grave në procesin e plakjes.

Portokalli, molla, dardhat dhe arra i ndihmojnë gratë që të qëndrojnë më në formë kur kalojnë procesin e plakjes, thuhet në studim.

Lëngu i portokallit gjithashtu ka një efekt mjaft pozitiv, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë është e rëndësishme që të keni një dietë të shëndetshme dhe jo vetëm të përqendroheni në ushqime të veçanta, theksojnë shkencëtarët.

Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur se arrat mund të ulin rrezikun e sulmeve të zemrës dhe diabetit, lehtësojnë stresin,si dhe parandalojnë sëmundjen e  Alzheimer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat