Kos dhe kanellë kundër diabetit!

Ushqime

Kos dhe kanellë kundër diabetit!

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 08:24
Ilustrim

Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua, mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën.

Vitet e fundit diabeti është bërë një nga sëmundjet më të frikshme, me tendencë të lartë për të prekur edhe moshat e reja. Mosushqyerja në mënyrën e duhur, ushqimet me hormone, jeta sedentare, si dhe një mori arsyesh të tjera, kanë bërë që numri i diabetikëve në Shqipëri dhe Kosovë të arrijë nivele të larta, edhe pse nuk kemi ende raportime të sakta nga institucionet shtetërore përkatëse.

Edhe pse shpesh herë kemi parë reçeta të ndryshme shtëpiake të cilat përdoren kundër diabetit, ne sot do të ju paraqesim një reçetë shumë të thjeshtë por e cila ka dhënë rezultate në uljen e sheqerit në gjak.

Personat që kanë përdorë këtë reçetë të thjeshtë janë shprehur të kënaqur dhe pohojnë se me të vërtetë funksionon.

Reçeta përbëhet nga:

1 filxhan kos dhe

1 lugë (mesatare) kanellë

Përgatitja:

Ju nevojitet një filxhan kafeje në të cilin duhet të vendosni një lugë mesatare me kanellë dhe pastaj të shtoni kos deri sa te mbushet filxhani dhe pastaj ti përzieni. Masën e fituar duhet ta vendosni në frigorifer dhe të nesërmen (në mëngjes) ta konsumoni në esëll.

Pasi që është një reçetë e thjeshtë dhe secili mund ta përgatitë në shtëpi, ia vlenë të provohet.

Nëse keni probleme me diabetin përdoreni këtë reçetë dhe na shkruani në komente për rezultatet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat